LAJMI I FUNDIT:

Pretendimet e Telekomit serb nuk duhet marrë seriozisht

Pretendimet e Telekomit serb nuk duhet marrë seriozisht

Nëpërmjet një komunikatë për media Ministria e Ekonomisë ka rikonfirmuar edhe një herë se pronar i të gjitha Ndërmarrjeve Publike (NP) është shteti i Kosovës. Sipas komunikatës, pretendimet e telekomit serb nuk duhet marrë seriozisht.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, ministria e Ekonomisë dhe Financave konfirmon edhe një herë se në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, Republika e Kosovës është pronari ligjor dhe i vetëm i Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe e të gjitha ndërmarrjeve publike.

Të gjithë investitorët janë në dijeni se edhe para pavarësisë së Kosovës të gjitha masat janë ndërmarrë për të ruajtur të drejtat e investitorëve potencial.

“Pretendimet e telekomit të Serbisë nuk duhen marrë seriozisht dhe janë vetëm përpjekje të dëshpëruara në vazhdën e përpjekjeve të shtetit serb kundër Republikës së Kosovës”.


Investitorët mund të mbështeten plotësisht në Republikën e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare në mbrojtjen e të drejtave të pronës së tyre.

Kryeshefi ekzekutiv i Postë-Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha, thotë se paralajmërimi i Telekomit serb nuk do të ndikojë në privatizimin e kompanisë kosovare.

“Ata mundohen t’i frikësojnë investitorët potencialë, mirëpo këto janë tentime të vazhdueshme të Serbisë që çdo gjë që ka të bëjë me jetësimin e shtetit të Kosovës, ata e pengojnë, i përdorin forcat e fundit. Juridikisht nuk kanë asnjë të drejtë, por këto janë përpjekje të tyre që t’ia ulin vlerën kompanisë”, thotë Haxha.

Telekomi i Serbisë ka paralajmëruar të gjithë investitorët se me mjete juridike do të luftojë kundër atyre që vendosin t’i blejnë aksionet e PTK-së.

Drejtori i përgjithshëm i Telekomit të Serbisë, Branko Radujko, ka thënë për mediet serbe se kjo kompani ka qenë e detyruar të reagojë në këtë mënyrë pas njoftimit për shitjen e PTK-së.

"Ky është reagim i kompanisë, i biznesit, pa ndonjë ndikim politik. Gjërat janë të thjeshta, dikush paralajmëron se do të shesë diçka, e ne besojmë se në atë që po shitet, ka diçka që është pronë e jona. Pasi që nuk kemi mënyra se si të ndikojmë në shitje, ne u jemi drejtuar blerësve potencialë dhe ua kemi tërhequr vërejtjen”, ka thënë Radujko.

Por, kundër këtij veprimi të Telekomit të Serbisë ka reaguar misioni i OKB-së në Kosovë, i cili edhe e ka themeluar PTK-në që në vitin 1999. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori