LAJMI I FUNDIT:

Miratohet projektligji për rezervat shtetërore

Miratohet projektligji për rezervat shtetërore

Qeveria, ka miratuar Projektligjin për rezervat shtetërore të mallrave. Me këtë rast ministri i Tregtisë dhe Industrisë(MTI), Lutfi Zharku, tha se rëndësia e këtij ligji për rrjedhat ekonomike të vendit i ka shtyrë të përshpejtojnë miratimin e tij.

“Besojmë se ky projektligj do ti kontribuojë rritjes së qëndrueshmërisë ekonomike të vendit. Rëndësia e këtij ligji po tregon peshë të mëdha”, tha Zharku. Sipas tij, rezervat shtetërore të mallrave bëhen për të ndërhyrë në mënyrë operative në raste të emergjencave apo gjendjes së luftës.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave(MEF), Ahmet Shala, tha se ky është një ligj shumë strategjik për të cilin thotë se është debatuar shumë gjatë. “Ne duhet që fondet për rezervat shtetërore ti planifikojmë në trajtime të rregullta buxhetore. Si i tillë ky sigurisht do të sjellë me vete reperkusione buxhetore”, tha ai.

Shala tha se ligji vetvetiu ka diku një implikim rreth 50 mijë euro në vit, që sipas tij është i përballueshëm. “Ne e mbështesim këtë duke e pasur parasysh elementet që u përmendën deri më tani”, tha ministri Shala. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori