LAJMI I FUNDIT:

Vala rrit përdoruesit e Roamingut

Vala rrit përdoruesit e Roamingut

Postë Telekomi i Kosovës (PTK) brenda një viti ka rritur për 30 për qind përdoruesit e roamingut. Po ashtu zyrtarë të PTK-së kanë treguar se është rritur edhe numri i konsumatorëve të VALA-s gjatë vitit 2010 për mbi 32 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2009.

Ky sukses i operatorit “Vala” sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, përveç ofrimit të shërbimeve kualitativ dhe shumë të volitshëm të gjithë konsumatorëve të saj dhe sidomos bashkatdhetarëve, ka bërë që të ketë ngritje të trafikut krahasuar me vitet paraprake.

Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së Shyqyri Haxha, tha se trafiku i realizuar për këtë periudhë të vitit 2010 është rritur mbi 10 për qind për dallim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

”Të shikosh këtë rritje të përgjithshme, edhe të trafikut të gjeneruar, edhe të numrit të konsumatorëve, është me të vërtetë vlerësimi më i mirë për punën e madhe të PTK-së në drejtim të komunikimit më të mirë dhe shërbimeve më kualitative”, tha Haxha.


PTK ka shënuar në vazhdimësi një kthesë të madhe në zgjerimin e gamës së produkteve, shërbimeve kualitative, imazhit dhe numrit gjithnjë në rritje të konsumatorëve të saj nën udhëheqjen e menaxhmentit aktual.

Operatori Vala javë më parë ka lansuar disa produkte, të cilat u dedikohen, konsumatorëve me parapagim (Prepaid) si dhe ofertë më të mirë për bizneset. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori