LAJMI I FUNDIT:

Korrupsioni në Ballkan, pjesë e jetës

Korrupsioni në Ballkan, pjesë e jetës

Në Ballkan ryshfeti është pjesë e jetës së përditshme. Bakshishi të shoqëron qysh nga djepi e deri në varr, në të gjitha shtresat e popullsisë. Ajo që njërit i shkon për shtat, tjetrit nuk i prish punë.

Në të gjitha vendet e Ballkanit, "ligji" jep e merr nën dorë praktikisht pranohet nga të gjitha shtresat e popullsisë. Në renditjen e listës së ekspertëve të Transparency International (TI) këto vende janë si të thuash në garë midis tyre për vendin më të keq në Evropë. Në Serbi vitin e kaluar, sipas TI-së një në pesë qytetarë ka përdorur ryshfetin. Në Bullgari, një vend anëtar i BE-së, sipas të dhënave të "Qendrës për Studimet e Demokracisë" madje një në katër vetë përdor ryshfetin.

Përpara katër vjetësh pikërisht në Fakultetin e Juridikut në Kragujevac të Serbisë u zbulua një aferë e madhe. Dhjetë profesorë u arrestuan nën akuzën se kishin shitur diploma, ndër ta edhe dekani, një ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe një ekspert në çështjet e kriminalitetit të organizuar. Deri më sot të gjithë të akuzuarit janë të lirë dhe asnjëri nuk është dënuar.

Në Kroaci përmes aferës kriminale "librezat e studimit" në fund të vitit 2008 u bë publike "lista e çmimeve" në universitete. Një provim i thjeshtë mund të kalohet me 70 euro, ndërsa provimi më i vështirë mund të merret me sukses nëse paguan 1390 euro.


Nëse do të blesh dy provime të vështira në "një paketë" përfiton një skonto, duke paguar vetëm 2100 euro. Prej vitesh ka spekulime dhe të dhëna, se mjekët grekë, që sot kanë pozicione të rëndësishme, i kanë kaluar provimet e tyre në Universitetin e Nishit në Serbi. /dw/telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori