LAJMI I FUNDIT:

Pas GJND’së, IPKO shpërblen konsumatorët me SMS falas

Pas GJND’së, IPKO shpërblen konsumatorët me SMS falas

Pas festës së madhe nga vlerësimi i GJND’së, IPKO shpërblen të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile me SMS falas. Për dy ditë me radhë, konsumatorët e IPKO’s mund të dërgojnë pa kufi SMS falas, drejt çdo operatori mobil në Kosovë.

Sa herë fiton Kosova, do të fitojnë edhe konsumatorët e telefonisë mobile IPKO. Festa e qytetarëve të Kosovës pas GJND’së, do të ketë më shumë kuptim gjatë kësaj fundjave.

IPKO i është bashkëngjitur gëzimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke ofruar për të gjithë konsumatorët individual dhe të bizneseve të cilët përdorin telefoninë mobile IPKO, pa kufi SMS falas, me të cilët ata do të dërgojnë mesazhe urimi tek njëri-tjetri.

Gjatë ditës së shtunë dhe të diel (24 dhe 25 korrik), të gjithë SMS-të e dërguar gjatë intervalit kohor 06:00 – 18:00, nga telefonia mobile IPKO do të jenë falas. Për më tepër, konsumatorët e IPKO’s mund të dërgojnë SMS falas, drejt të gjithë operatorëve mobil në Kosovë.


Përveç çmimeve të volitshme për komunikim brenda dhe jashtë vendit, IPKO vazhdimisht synon që t’i shkrijë të gjitha pengesat e komunikimit për qytetarët e saj, duke ndërtuar rrjetin i cili mbulon me sinjal të telefonisë mobile 99.7 për qind të popullsisë në Kosovë, përkatësisht 98.5 për qind të territorit, duke u bërë kështu transmetuesi me shtrirjen dhe stabilitetin më të madh të sinjalit të telefonisë mobile, në çdo zonë të populluar në Kosovë.

IPKO siguron qytetarët e Kosovës, se pas çdo sfide dhe suksesi të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, kompania do të ofrojë më shumë për popullin e Kosovës, duke e bërë çdo festë më të madhe dhe më të gëzuar, për të gjithë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori