LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Energjia, tjetër rritje çmimi më 2011

Shqipëri: Energjia, tjetër rritje çmimi më 2011

Shqiptarët do të përballen me një tjetër rritje të çmimeve të energjisë elektrike në fillim të vitit 2011.

Konfirmimi vjen nga Enti Rregullator i Energjisë, i cili sapo ka korrigjuar nivelin e humbjeve në rrjet, element i rëndësishëm në përcaktimin e tarifave të reja.

Të dhënat e fundit tregojnë për një nivel humbjeje me të paktën 34 për qind, ose 1 për qind më lart nga periudha kur Enti Rregullator e mori vendimin për rritjen e çmimeve me rreth 13 për qind.

“Në vendimin e muajit dhjetor për rritjen e çmimeve, niveli i humbjeve ishte 33 për qind, gjë që u kundërshtua nga OSSH-ja, duke pretenduar një masë prej 35.7 për qind. Nga verifikimet në terren dhe te linjat e përcjelljes së energjisë, rezulton se niveli i humbjeve paska qenë 34 për qind. Kjo do të thotë se OSSH-së i lind e drejta që tani të kërkojë rritje me të paktën 1 për qind, por analizat dhe studimet do të nisin në shtator, për të marrë një vendim përfundimtar”, tregon një burim zyrtar i Entit.


Sipas tij, me situatën aktuale, rritja e çmimeve të energjisë është e pashmangshme në vitin 2011. /Top-channel/ Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori