LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ua paguan 44 eurot mantelbardhëve

Qeveria ua paguan 44 eurot mantelbardhëve

Kryeministri Thaçi ka rikonfirmuar gatishmërinë e Qeverisë për zbatim të plotë të Marrëveshjes, dhe ka caktuar si afat muajin gusht 2009 për pagesën e 44 eurove për 6-mujorin e parë për të gjithë punëtorët shëndetësorë. Ndërsa, kjo pagesë, për 6-mujorin e dytë të këtij viti, po sipas Kryeministrit Thaçi, do të realizohet më së largu deri në muajin nëntor 2009. Kryeministri Thaçi gjithashtu ka deklaruar se ky kompensim do të planifikohet në buxhetin e vitit 2010 dhe me këtë do të zgjidhet problemi i vonesës së kësaj pagese.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Asllan Bajrami, dhe nënkryetari i Federatës, Jahir Mulolli, janë takuar me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, në prezencën edhe të Zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuçi, dhe Ministrit të Financave, Ahmet Shala. Takimi është thirrur nga Kryeministri Thaçi dhe është zhvilluar në zyrën e Kryeministrit.

Sipas Kryeministrit, ka informacione se shumica e komunave i kanë të destinuara mjetet për pagesën e 44 eurove për punëtorët e sektorit primar për 6-mujorin e parë të këtij viti.

Sa i përket ligjeve që janë pjesë e Marrëveshjes së 14 tetorit 2008, Kryeministri ka deklaruar se duhet të kërkohen rrugët për përshpejtimin e procedurave të miratimit të këtyre ligjeve në Kuvend brenda vitit 2009.


Kryeministri poshtu ka kërkuar mbështetje për reformat që pritet të ndodhin në shëndetësi pasi pritet që kjo reformë do të përballet me mjaft sfida. Federata ka dhënë mbështetje të plotë për reformat në shëndetësi, duke deklaruar:

“Reformat kundërshtohen nga individë dhe grupe të caktuara që të përfitojnë në mënyrë të paligjshme nga status-quoja në shëndetësinë publike”, është shprehur Kryetari i Federatës, Asllan Bajrami./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori