LAJMI I FUNDIT:

Sezoni turistik rrit paratë false në qarkullim

Sezoni turistik rrit paratë false në qarkullim

Dyshohet se në treg janë hedhur kartëmonedha false dhe veçanërisht në zonën e plazhit, pranë sheshit të trageteve dhe në tregun e lirë të këmbimit valutor, pika që mbulojnë nevojat e shpejta të emigrantëve dhe pushuesve nga Kosova për të këmbyer valutën e huaj në lekë.

Kartëmonedha false 500-lekëshe në qarkullim, prangoset një prej zotëruesve dhe tjetri hetohet në gjendje të lirë. Gjithnjë e më i pasigurt bëhet tregu monetar në sezonin e pushimeve për shkak të ndryshimit të raportit kërkesë-ofertë të lekut dhe valutave të huaja, si pasojë e hyrjes në vend të mijëra emigrantëve.

Dje u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Edrit Caka, 19 vjeç, nga Berati me banim në Plazhin e Durrësit. Caka së bashku me një moshatar nga Lushnja, Markel Çela, u kapën me një sasi kartëmonedhash shqiptare të falsifikuara të prerjes pesëqindëshe.

Njëzetë e katër copë ishin me numër serie US234785 dhe një tjetër me numrin UP593802. Paratë e falsifikuara u gjendën në automjetin tip "Mercedes Benz" me targë të huaj AM883PP, që është në pronësi të shtetasit Edrit Caka.


Burimet zyrtare të policisë bënë të ditur se kartëmonedhat e bllokuara, të cilat kapnin vlerën e 12500 lekëve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa nisi hetimi për veprën penale të falsifikimit të monedhave, parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal. /shqip/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori