Shprehja e interesit do të bëhet brenda muajit. Sipas ministrit Limaj, tenderi do të shpallet në muajin shtator. Ndërkohë, dhënia e kontratës - shpallja e pronarit të ri të aeroportit, pritet të bëhet në muajin dhjetor.
"Shpallja e tenderi pritet të bëhet më së voni deri në muajin shtator. Ndërsa fituesi pritet të shpallet në dhjetor, ka deklaruar në një intervistë për Kosova Sot, ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Fatmi Limaj.
Në përmbledhjen e projektit të ANP-së, e cila është në fazën zyrtare të Partneritetit Kosova (PK), implementuese e projektit, thuhet se ANP-ja është një komponentë vitale e infrastrukturës së transportit të Kosovës dhe është një nga aeroportet më të ngarkuara në Ballkan, duke u shërbyer 1.2 milion pasagjerëve dhe duke zhvilluar 14.000 fluturime në vitin 2008.
“Në vitet e fundit, ANP-ja ka ruajtur shkallë mbi mesataren të rritjes së trafikut të pasagjerëve, duke shënuar një rritje vjetore prej 11.4% në periudhën 2007-2008”, thuhet më tej në prezantimin e ANP-së nga PK.
Sipas të dhënave zyrtare të ANP-së, vetëm në gjashtëmujorin e parë të 2009-ës është një fitim neto prej 3.5 milionë euro. Kjo shifër paraqet 8 përqind më shumë se 6 mujori i parë i vitit 2008, – vit i cili qe cilësuar i artë për ANP-së, për shkak se fitimet neto për herë të parë në historinë e tij ishin rreth 7 milionë euro. Kurse numri i udhëtarëve po për herë të parë arriti dhe kaloi shifrën prej 1 milion udhëtarëve.
Projekti, sipas Partneritetit Kosova, përmban menaxhimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Gjithashtu, edhe “financimi, projektimi, prokurimi dhe ndërtimi i një programi për zgjerim të infrastrukturës, i vlerësuar në afërsisht 86 milionë euro, që përfshin ndërtesën e re referuese të terminalit (25.000 m2), kullën e re të kontrollit dhe lehtësirat përcjellëse, platformat e reja, hapësirat e aeroportit etj”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInformata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Misteri i shpikësit të Bitcoin
Mustafa: Vetëm 18% e grave në Kosovë janë të angazhuara në sektorin e biznesit
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand