LAJMI I FUNDIT:

Zoelick: Pozicioni i dollarit nuk është rrezikuar

Zoelick: Pozicioni i dollarit nuk është rrezikuar

Roli i dollarit amerikan si valutë rezerve botërore nuk është rrezikuar, deklaroi kryetari i Bankës Botërore, Robert Zoelick.

Ai megjithatë paralajmëroi se Uashingtoni do të duhej t`i kushtojë vëmendje brengosjes për shkak të defiçitit të madh dhe rritës në buxhetin amerikan.

"SHBA-të do të duhej t`i kuptojnë seriozisht të gjitha komentet në drejtim të ruajtjes së statusit unik të dollarit si valutë, në të cilën shtetet i ruajnë rezervat e veta devizore", deklaroi Zeliku në prag të samitit të sotëm të G8-ës.

Sipas tij, SHBA-të pasi do t`i realizojnë planet stimulative, do të duhej ta përtërijnë disiplinën fiskale dhe të udhëheqin politikë të shëndoshë monetare.