LAJMI I FUNDIT:

“Chrysler” sërish ngriti nivelin e prodhimtarisë

“Chrysler” sërish ngriti nivelin e prodhimtarisë

Prodhuesi amerikan i automjeteve "Chrysler" sërish ngriti nivelin e prodhimtarisë në shtatë fabrika, pasi që doli nga falimentimi nën kontrollin e "Fiat"-it italian.

Bashkimi me Fiat-in e shpëtoi "Chrysler"-in nga kolapsi total, duke i mundësuar që të lirohet nga brendet që i prodhonin humbje dhe të dalë nga procedura falimentuese.

Qeveria amerikane paraprakisht siguroi mbështetje për shpëtimin e "Chrysler"-it prej disa miliardë dollarëve.

Kompania sërish hapi katër fabrika në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), dy në Kanada dhe një në Meksiko.