LAJMI I FUNDIT:

BERZH: Kujdes nga optimizmi i tepruar

BERZH: Kujdes nga optimizmi i tepruar

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) paralajmëroi për optimizmin e tepruar lidhur me jetësimin e ekonomisë botërore.

Kryetari i BRDZH-së Thomas Mirow, theksoi se duhet pasur kujdes nga optimizmi i tepruar, duke paralajmëruar se pasojat sociale nga kriza ekonomike do të vijnë me vonesë dhe pa dyshim do të jenë të vrazhda.

Sipas tij, jetësimi ekonomik do të mund të prishej me problemet rreth pagesës së borxheve.

Mirow parashikon se vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore sivjet do të shënojnë rënie të ekonomive prej 4 deri 15 për qind, publikoi agjencia Bloomberg. /Makfaks/