Doganat e Kosovës tanimë kanë filluar të mendojnë për pritjen e fluksit të madh të mallrave të ndryshme, të cilat pritet të kalojnë transit në Kosovë, pas funksionalizimit të autostradës Durrës-Kukës-Merdare.
Drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, thotë se me lëshimin e autostradës, që Shqipëria e ka paralajmëruar se do ta bëjë në muajin qershor të këtij viti, do të jetë një punë shtesë për oficerët doganorë.
“Me funksionalizimin e autostradës, territori i Kosovës do të jetë transit i shumë mallrave nga vendet e treta, posaçërisht nga lindja, si Bullgaria, Rumania dhe pjesë tjera të Azisë, siç është Turqia, pasi që do të jetë rruga më e shkurtër për të dalë në detin Adriatik”, thotë Huruglica.
Ai thotë se fillimisht Doganat e Kosovës parashohin rritjen e stafit dhe zgjerimin e terminalit, që të mund të akomodohet i gjithë ai volum i punës. Zoti Huruglica thekson se doganat kanë kapacitet dhe do të tregohen të përgatitura që të kalojnë këtë sfidë pa ndonjë problem.
“Kjo do të jetë një sfidë për Doganat e Kosovës dhe për Kosovën në përgjithësi. Ne do t’i përgjigjemi në mënyrën më të mirë të duhur këtij fluksi dhe gjithashtu do të bëhet një kontroll i duhur që të lehtësojmë atë qarkullim”, pohon Huruglica.
Ndërkohë, eksperti për çështje ekonomike, Agim Shahini, thotë se funksionalizimi i autostradës Durrës – Kukës – Merdare nuk fut në funksion vetëm këto dy vende, por tërë rajonin.
Prandaj, ai sugjeron që të rritet efikasiteti i shërbimeve të doganës nëpër pikat kufitare qoftë të Kosovës apo ato të Shqipërisë.
“Kjo rrugë ia shton rëndësinë Kosovës dhe Shqipërisë dhe është një mundësi e mirë e mallrave transit, që Kosova mund të përfitojë një shumë të madhe të GDP-së në nivel vjetor”, vlerëson Shahini.
Megjithatë, zoti Shahini konsideron se kur rritet mundësia për funksionalizimin dhe mall transit të atij legal, po ashtu rritet mundësia edhe e mallrave ilegale, prandaj ai thekson nevojën e marrjes së masave nga Doganat e Kosovës.
“Dogana dhe policia duhet të jenë më të koordinuara. Mallrat që do të vijnë në detin Adriatik dhe do të shpërndahen në tërë këto shtete, mund të jenë mallra të ndryshme që nuk kanë kaluar ndonjë herë transit nëpër Kosovë”, thotë Shahini.
Ndryshe, autostrada Durrës – Kukës – Merdare është projekt rrugor shqiptar në ndërtim e sipër, i cili planifikohet të përfundojë në qershor të këtij viti. Kjo autostradë do të lidhë Durrësin me pikën kufitare me Kosovën në Morinë.
Autostrada planifikon të ofrojë Kosovën me Shqipërinë dhe bregdetin e Adriatikut, duke u lidhur me një projekt të ngjashëm në Kosovë, autostradën Merdare – Vërmicë. /Radio Evropa e Lirë/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMisteri i shpikësit të Bitcoin
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare
Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand