int(1) Ulet çmimi i thirrjes Vala - IPKO - Telegrafi - Telegrafi Ulet çmimi i thirrjes Vala - IPKO - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Ulet çmimi i thirrjes Vala – IPKO

Ulet çmimi i thirrjes Vala – IPKO

Operatori publik mobil Vala dhe operatori i dytë, IPKO kanë arritur marrëveshjen e interkoneksionit, duke zbritur kështu çmimin e thirrjes nga Vala në Ipko prej 0.28 eurocent në 0.18 eurocent, apo thënë ndryshe mbi 35 përqind.

Marrëveshja e arritur do të hyjë në fuqi nga data 1 maj 2009 dhe do të përfundojë me 30 prill 2010.

" Ky veprim i dy operatorëve ka qenë i domosdoshëm, marrë parasysh asimetrinë e çmimeve, me ç’rast është dëmtuar kompania dhe vet konsumatori i Vala-s. Njëkohësisht, ky veprim do të ndikojë dukshëm në rritjen e të hyrave të operatorit publik mobil Vala. Kjo marrëveshje e iniciuar nga menaxhmenti i PTK Sh.a. me në krye Prof. Dr. Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK Sh.a., është përkrahur plotësisht nga operatori IPKO", thuhet ne komunikaten PTK-se.

Një hap i tillë, ka qenë i domosdoshëm të merret nga vet udhëheqësia e PTK Sh.a.-së dhe pa ndërmjetësimin e Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit.


ART, e cila kishte ndërmjetësuar arritjen e marrëveshjes së parë mes këtyre dy operatorëve, ka një kohë të gjatë që nuk është duke funksionuar, gjë që ka shtyrë të dy kompanitë, PTK dhe IPKO që të marrin hapa konkret dhe krejt kjo për hir të ofrimit të shërbimeve sa më të lira, konsumatorit.

"Në këtë mënyrë, PTK dhe IPKO dëshmojnë për një konkurrencë të lirë dhe lojale, duke punuar në të mirë të konsumatorit si synim i vetem", saktesohet ne komunikate. /telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori