int(1) UBS Bank do shkurtojë 8700 punonjës - Telegrafi - Telegrafi UBS Bank do shkurtojë 8700 punonjës - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

UBS Bank do shkurtojë 8700 punonjës

UBS Bank do shkurtojë 8700 punonjës

Banka zvicerane UBS vendos shkurtimin e 8700 vendeve të punës gjatë vitit të ardhshëm. Banka ka njoftuar se në tremujorin e parë të 2009-ës është regjistruar një humbje prej rreth 2 miliardë frangash zvicerane, ose më shumë se 1,3 miliardë euro.

USB ka miratuar një program të reduktimit të shpenzimeve, që parashikon edhe uljen e numrit të punonjësve. Numri i të punësuarve deri në vitin 2010 do të ulet në 67500 në filialet në të gjithë botën.

Vetëm në Zvicër do të shkurtohen 2500 vende pune, njoftoi një zëdhënës i UBS-së. Deri në fund të vitit 2010 ky institut financiar planifikon kursime nga 3,5 deri në 4 miliardë franga.

USB, që konsiderohet si një ikonë e sistemit bankar zviceran, ka humbur miliarda nga kriza e hipotekave në SHBA. Edhe në tremujorin e parë të vitit klientët tërhoqën sërish para në vlerën e 23 miliardë frangave. /Telegrafi/tch/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori