LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet greva, stafi mjekësor rrit pagat

Ndërpritet greva, stafi mjekësor rrit pagat

Punëtorët shëndetësor të cilët prej dy ditësh ishin në grevë me qëllim rritjen e pagave,e kanë ndërprerë atë, pasi është arritur marrveshje me qeverinë për rritjen e pagave. Marrveshja u arrit me ndërmjetësimin e Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi.

Nëpërmes një deklarate të përbashkët të nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi; kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Asllan Bajrami dhe përfaqësues i Këshillit grevist, është arritur konsensusi për rritjen e pagave për 34 % për të gjithë punëtorët teknikë në shëndetësi, pagat e infermierëve për 28 %, ndërsa pagat e mjekëve për 19 %.

Rritja e pagave do të hyjë në fuqi që nga 1 janari i vitit 2009.

Pjesë e marrëveshjes është edhe paragrafi i cili parasheh që nga 1 tetori i këtij viti të ketë kompensim në lartësi prej 44 euro, për të gjithë punëtorët shëndetësorë (13.247), për vitet në vijim.


Sipas marrëveshjes, punëtorët shëndetësorë, nëpërmjet Ligjit për shërbimin civil do të nxirren nga kategoria e shërbyesve civilë, atyre do t’ju njihet stazhi i punës gjatë viteve të nëntëdhjeta dhe do të kenë kompensim për vendet e punës me rrezikshmëri.

Një komision i përbashkët i sindikatës, ministrisë, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore do të hartojë sistemin e gradimit në shëndetësi./Telegraf/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Kalo në kategori