LAJMI I FUNDIT:

Gurët e çmuar dhe biznesi i tyre prej miliarda dollarësh

Gurët e çmuar dhe biznesi i tyre prej miliarda dollarësh

Gurët dhe metalet e çmuara gjithmonë kërkohen, disa herë edhe duke rrezikuar jeten. Tregëtia e tyre është një biznes prej miliarda dollarësh dhe gurët e çmuar janë mallra me çmime të larta. Kjo i ka ndihmuar disa vende të zhvillohen dhe të sjelle qëndrueshmëri ekonomike për familjet në disa nga vendet më të varfëra të botës. Por kjo tregëti i ka çuar shumë të tjerë në dëshpërim.

Tregëtia e gurëve është përdorur për të financuar luftëra, për të terrorizuar civilë dhe për të mbajtur në fuqi regjime autoritare.

Shumë nga gurët e çmuar të kontinentit nxirren në këtë mënyrë: burrat gërrmojnë në puse dhe kratere, duke kërkuar për shenja të atij guri të pakapshëm që do t’i bënte ata të pasur – ose të paktën do t’u jepte aq para sa për të siguruar të ardhmen e familjeve të tyre.

Mbi një milionë gërrmues kërkojnë për diamante në Afrikë. Ata bëjnë më pak se një dollarë në ditë, ndërsa tregëtia globale e diamantëve grumbullon afërsin 80 miliardë dollarë në vit.


Por mjerimi ekonomik nuk është e vetmja fatkeqësi njerëzore për këtë industri.

Në vende si Angola, Republika Demokratike e Kongos dhe Sierra Leone, diamantet janë përdorur nga grupet e armatosura milicore dhe nga rebelët në luftërat civile. Ata njihen gjithashtu si diamantët e gjakut.

Global Uitness është një nga organizatat e para jo-qeveritare e përqëndruar në këtë çështje. Duke folur për Zërin e Amerikës në Londër, Ani Danbak thotë se kjo organizatë u vendos aty, për të dokumentuar tragjedinë e konfliktit të diamantëve.

"Sierra Leone është një nga rastet më brutale, ku qindra mijëra vetë kanë vdekur si rezultat i konfliktit që preku pjesën lindore të vendit, ku fushat e diamantëve janë të kontrolluara nga Fronti i Bashkuar Revolucionar, një grup rebel i mbështetur nga presidenti liberian Charles Taylor. Janë kryer shkatërrime të tmerrshme mbi popullësinë civile, për shkak se diamantët përfaqësojnë një nxitje ekonomike që lufta të vazhdojë".

Tmerri i asaj lufte tronditi publikun, veçanërisht skenat e burrave, grave dhe fëmijëve me këmbë apo krahë të prera nga rebelët dhe me të rinjtë që detyroheshin të luftonin./ WOA/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Kalo në kategori