LAJMI I FUNDIT:

VV: Shqiptarët e dinë çka do të thotë të jesh nën rrezikun e shfarosjes

VV: Shqiptarët e dinë çka do të thotë të jesh nën rrezikun e shfarosjes

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se situata e krijuar në Rripin e Gazës është tronditëse jo vetëm për popullin palestinez por për mbarë botën.

Në një komunikatë për media, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që shteti i Izraelit të reflektojë nëpërmjet politikave dhe masave të menjëhershme që do ta ndalnin përsëritjen e një krimi të tillë ndaj njerëzimit, që sot rrezikon popullin palestinez.

“Mediat raportojnë mbi 100,000 palestinezë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, mbi 3,600 të plagosur dhe mbi 635 të vrarë, mes të cilëve edhe shumë fëmijë. Kjo është masakra e radhës në historinë e popullit palestinez, i cili ka plot 65 vjet që nuk ka gjetur drejtësi dhe paqe. Në Rripin e Gazës, të cilin kryeministri britanik, David Cameron, e pati quajtur kamp burgu në qiell të hapur, po ndodh një krizë e tmerrshme humanitare që rëndon në ndërgjegjen njerëzore të mbarë globit”, vlerëson Lëvizja Vetëvendosje.

Në këtë kontekst, VV kujton historinë e popullit shqiptar kur ka ditur t’i dal në krah popullit hebre në momentet e tij më të vështira gjatë holokaustit në Luftën e Dytë Botërore.


“Shqiptarët e kanë shumë të qartë çdo të thotë të jesh një popull i pushtuar, i shtypur dhe i dhunuar nën rrezikun e shfarosjes nga toka jote. Prandaj, dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! ndjen detyrën të ngrejë zërin kundër masakrës më të fundit që po ndodh këto ditë në Palestinë, dhe në mbështetje të përpjekjes palestineze për liri”, thuhet në reagimin e VV-së.

“Palestina është e njohur sot nga 131 shtete, ndërkohë që edhe Kosova është njohur prej 106 shteteve, por të dy shtetet nuk janë anëtare me të drejta të plota në OKB, me pretekstin se janë raste sui generis. Të dy shtetet kërkojnë drejtësi dhe njohje ndërkombëtare bazuar mbi parimin e vetëvendosjes, ndërkohë që të dy shtetet etiketohen si sui-generis, etiketë që ia kanë vendosur të tjerët dhe që hera-herës e përdorin gabimisht edhe vet. Shtypja dhe shfarosja e një populli mund të jetë sui- generis vetëm për nga metodat, por jo edhe për nga motivi dhe qëllimi”, vlerëson Lëvizja Vetëvendosje.

Në fund të reagimit, Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë që ta ngrenë zërin për ta kundërshtuar e ndalur këtë masakër, dhe për ta mbështetur të drejtën për vetëvendosje të popullit palestinez në të gjitha organizatat ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

Sociale
Qeveria për deklaratat e Sarrazinit: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Qeveria për deklaratat e Sarrazinit: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lajme
Mangani në rritje, eksperti i ujërave tregon zgjidhjen për Liqenin e Badocit

Mangani në rritje, eksperti i ujërave tregon zgjidhjen për Liqenin e Badocit

Lajme
Pse ndërkombëtarët nuk e kanë më vëmendjen tek Kosova?

Pse ndërkombëtarët nuk e kanë më vëmendjen tek Kosova?

Lajme
Mickoski: Sipas cilit parametër Shqipëria është më e përgatitur se Maqedonia

Mickoski: Sipas cilit parametër Shqipëria është më e përgatitur se Maqedonia

Politikë
Sulmi në Banjskë, KFOR: Policia udhëhoqi reagimin e menjëhershëm, ne dhe EULEX-i ishin të gatshëm për mbështetje

Sulmi në Banjskë, KFOR: Policia udhëhoqi reagimin e menjëhershëm, ne dhe EULEX-i ishin të gatshëm për mbështetje

Siguri
Kalo në kategori