LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: S’merrem me broçkullat e Ramiz Kelmendit

Sveçla: S’merrem me broçkullat e Ramiz Kelmendit

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçla, nuk ka dashur të merret fare me akuzat e pronarit të kompanisë “Elkos”, Ramiz Kelmendim i cila ka thënë se ndërtesa e tij u prish nga komuna, pasi një anëtar i partisë që udhëheq kryeqytetin e kërcënoi me jetë duke i kërkuar haraç 250 mijë euro.

“Shumë bashkëqytetarë më kanë përgëzuar për punën e sotme. Ju zotohem të gjithëve se sa të kem frymë nuk do të ndalem të punoj për të mirën e popullit tim. E sa për broçkullat e Ramiz Kelmendit nuk kam as kohë e as energji të merrem me to. Atë energji do ta kursej për tu ballafaquar me shkelësit e ligjit, që këtë vend, për interesa të tyre meskine, për çdo ditë e me shumë po e bëjnë te pajetueshëm”, ka shkruar Sveçla në profilin e tij në Facebook. /orainfo/