LAJMI I FUNDIT:

Vesa, album me këngë të vjetra qytetare (Video)

Vesa, album me këngë të vjetra qytetare (Video)

Këngëtarja Vesa Luma ka njoftuar se do të bëjë një album me këngë të vjetra qytetare të interpretuara ‘live’.

“Albumi im i ardhshëm do të jetë ëndrra ime… një album ‘live’ me këngë të vjetra qytetare që unë i dua shumë”, ka shkruar këngëtarja në Facebook.

Postimit ia ka bashkëngjitur këngën “Dashurova sytë e bukur” të performuar nga Vesa, me fjalët: “Ju uroj gjumë të ëmbël nga kjo serenadë e bukur korçare…”. /Telegrafi/