LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet, sipas “planit të të fortëve”

Zgjedhjet, sipas “planit të të fortëve”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovë (PDK), Jakup Krasniqi, është i pakënaqur me procesin e deritashëm të zgjedhjeve të brendshme në partinë më të madhe në vend.

Në një prononcimin të shkurtër për “Zëri”, Jakup Krasniqi, ka thënë se ka shumë çështje që kanë të bëjnë me zgjedhjet e brendshme, e në të cilat sipas tij, duhet të përgjigjen “të fortit” e PDK-së.

“Janë disa zhvillime që duan përgjigje të duhur, edhe ajo do të ndodhë në kohën e duhur”, ka thënë ai, duke mohuar se dikush brenda partisë do ta “qesë nga loja” atë gjatë zgjedhjeve të brendshme.


Ndërkaq, i pyetur nëse paraburgimi i nënkryetarit të parë të PDK-së, Fatmir Limaj, do t’i shërben krahut të kryetarit të partisë, Hashim Thaçi, që t’i eliminojë personat e afërt me Limajn, Krasniqi ka thënë se situata në të cilën ndodhet Limaj është shumë më e rëndë se që shihet.

“Fatmiri ka probleme të tjera që gjithsesi janë të vështira dhe nuk kisha dëshiruar as armikun ta shihja në një gjendje të tillë”, ka thënë ai.

Por, pavarësisht nga kjo, analistët politik thonë se paraburgimi i Limaj është duke i ndihmuar jashtëzakonisht shumë liderit të kësaj partie, Hashim Thaçi që t’ia fusë tërësisht nën kontroll partinë gjatë procesit të zgjedhjeve të brendshme që ka nisur kohë më parë.

Ata vlerësojnë se sikur të ishte i lirë ish-mistri i Transporteve, Limaj, i cili njihet si kundërshtari më i ashpër i Thaçit brenda partisë, procesi i zgjedhjeve të brendshme në partinë më të madhe në vend nuk do të shkonte tërësisht sipas “skenarit”, të partisë.

Publicisti Shkëlzen Gashi thotë se Limaj është paraburgosur me qëllim që krahu kundër tij në PDK t’i ketë “duart e lira”, për të bërë, siç thotë ai, çfarë duan në PDK.

Edhe analisti politik, Avni Zogiani, thotë se nuk është e rastësishme që Limaj është paraburgosur në kohën kur pritet të zgjidhen organet e reja të partisë.

Mirëpo, ndryshe nga kjo, Basri Musmurati nga PDK-ja, i cili është i ngarkuar me organizimin e zgjedhjeve të brendshme ka deklaruar për “Zërin”, se deri më tash i tërë procesi ka shkuar si është më së miri.

E nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, nuk ka pranuar të komentojë të mërkurën rreth lidhshmërisë që mund t’i ketë paraburgosja e Limajt me procesin e zgjedhjeve të brendshme në parti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori