LAJMI I FUNDIT:

United, Berbatov për Modric?

United, Berbatov për Modric?

Manchester United është i gatshëm të përfshijë edhe sulmuesin Dimitar Berbatov në ofertën për mesfushorin e Tottenhamit, Luka Modric.

Daily Star shkruan se Sir Alex Ferguson është adhurues i flaktë i Modric dhe për këtë arsye e ka bërë atë synimin kryesor për këtë verë.

Redknapp së fundmi e kishte përqeshur ofertën e Chelseat prej 22 milionë funtesh, duke thënë se lojtarët që shiten për një çmim të tillë nuk vlejnë as për të pastruar këpucët e lojtarit dhe prandaj skocezi dëshiron që krahas një shume të të hollave të përfshijë në ofertë edhe bullgarin e pa nevojshëm, Dimitar Berbatov. /Telegrafi/