LAJMI I FUNDIT:

Prishtina kremton Ditën e Çlirimit

Prishtina kremton Ditën e Çlirimit

Në kuadër të aktiviteteve për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës, Komuna e Prishtinës ka organizuar aktivitete të shumta. Me këtë rast është bërë edhe zbulimi i maketës së projektit të Sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ndërtimi i së cilit do të fillojë në fund të këtij muaji.

Kryetari i Komunës, Isa Mustafa tha se janë kryer të gjitha përgatitjet dhe komuna e ka ndarë buxhetin e nevojshëm për ndërtimin e sheshit.

“Është përfunduar projekti dhe periudha e tenderimit. Ne mendojmë se në fund të këtij muaji do të fillojnë punimet. Dëshirojmë që edhe sheshi t`i përngjajë veprës së Zahir Pajazitit, të jetë një shesh i admirueshëm ashtu siç është Zahiri i admirueshëm për të gjithë qytetarët e Prishtinës dhe Kosovës”, tha Mustafa.

Ndërkaq, bashkëluftëtari i Heroit Zahir Pajaziti, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, tha se komuna e Prishtinës është duke treguar respekt për dëshmorët dhe familjet e tyre.


“Sot hapur po e njohim punën e Komunës së Prishtinës e cila në veçanti ka bërë për luftëtarët e lirisë dhe vlerat e luftës sikur në ndarjen e trojeve në shtëpitë dhe përkujdesjen e për luftëtarët e dëshmorët e deri te ndërtimi i sheshit ‘Zahir Pajaziti’, i cili është më i madhi deri më tani”.

Ai tha se me ndërtimin e sheshit të ri, do të ndërrohet edhe shtatorja e re e Zahir Pajazitit, së cilës do t’i ruhen elementet heroike.

“Ka shumë kërkesa nga komunat e Kosovës që shtatorja ekzistuese e Zahir Pajazitit të shkoj nga këtu. Do të jetë një përmendore e re, por do të jetë duke e ruajtur simbolikisht armën e tij dhe vizionin për çlirimin e vendit”.

Në kuadër të Ditës së Çlirimit të Prishtinës, kryetari i komunës Isa Mustafa ka bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova. Ndërkaq, aktivitetet përmbyllen me koncertin festiv që organizohet në mbrëmje në Sheshin ”Nënë Tereze”.

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori