LAJMI I FUNDIT:

Navas: Do ta mposhtim Barcën

Navas: Do ta mposhtim Barcën

Titulli në La Liga do të mund të vendoset që nesër në stadiumin e Sevillas, pasi që aty Sevilla do ta presë Barcelonën, ndërsa për epilogun e këtij takimi i sigurt duket të jetë Jesus Navas.

“Ne do ta mposhtim Barcelonën për arsye se për neve ky takim është shumë më i rëndësishëm dhe vendimtar. Ne po luajmë për Ligën e Kampionëve. Nëse nesër fitojmë, do ta siguronim kualifikimin”, tha Navas për Marca.

Sevilla aktualisht është në pozitën e pestë prapa Mallorcas, ndërsa ëndrra e andaluzianëve për garën më prestigjioze evropiane mund të shkatërrohet nëse Barcelona dëshiron të fitojë titullin e dytë me radhë. /Telegrafi/