LAJMI I FUNDIT:

Juve nxjerr Buffonin në ‘ankand’?

Juve nxjerr Buffonin në ‘ankand’?

Juventusi ka vendosur të shesë portierin më të mirë italian, Gianluigi Buffon, në drejtim të Ligës Premier.

Siç mëson Tuttosport, presidenti i ri i Juventusit, Andrea Agnelli, ka filluar të masë pulset e klubeve të fuqishme, për të mësuar se cila është vlera e Buffonit.

Nëse Arsenali dëshiron ta transferojë Buffonin, atëherë duhet ta shkëmbejë atë me Cesc Fabregasin, ndërsa e njëjta vlen edhe për Unitedin- të shkëmbehet me Vidicin.

Manchester City është kontaktuar gjithashtu dhe çmimi për skuadrën nga Eastlands është 20 milionë funte. /Telegrafi/