LAJMI I FUNDIT:

Anelka: Dua të shkruaj historinë

Anelka: Dua të shkruaj historinë

Sulmuesi francez i Chelseat, Nicolas Anelka, ka thënë se ai është shumë i lumtur në Stamford Bridge dhe se do të dëshironte të shkruante historinë e klubit londinez, në kohën kur Chelsea ka mundësinë për të fituar dy trofe këtë sezon.

“Unë kam qenë me fat që kam fituar trofe në të kaluarën, ishte e mrekullueshme, por nëse fitoj titull me Chelsean do të jetë gjëja më e mirë deri më tani, sepse do ishte titulli i parë me klubin në të cilin ndjehem si në shtëpinë time”.

“Synimi ynë më i madh është titulli, por tani kemi rast për të fituar dy trofe. Kjo do të thoshte krijim i historisë së këtij klubit dhe për këtë arsye do të më pëlqente të ndihmoja në këtë aspekt. Ishte e mrekullueshme të fitoja titullin me Arsenalin, por jam më i moshuar tani dhe do të më kënaqte më shumë nëse e fitoj me Chelsean”, tha Anelka për Daily Express. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori