LAJMI I FUNDIT:

Dedaj: Thaçi më torturoi

Dedaj: Thaçi më torturoi

Dikur lavdëroi Qeverinë e udhëhequr nga Hashim Thaçi aq shumë sa kishte thënë se Qeveria Thaçi meriton çmimin Nobel. Ish-partneri i PDK-së dhe Hashim Thaçit në qeveri, kryetari i PLK-së, Gjergj Dedaj ka thënë se ka vendosur që ta hap dosjen ndaj kryeministrit Hashim Thaçi.

Ish-zëvendësministri i Punës e Mirëqenies Sociale, e më pas edhe zëvendësministër i Transportit, ka shpërthyer me akuza të rënda për kreun e ekzekutivit, Hashim Thaçi. Më së shumti, Dedajt i ka mbetur hatri për një ngjarje që kishte ndodhur gjatë kohës së luftës në Drenicë.

“Në vitin 1998 Thaçi e ka ndalur delegacionin e shtetit të Kosovës. Unë isha nënkryetar i Kuvendit. Ishim në vizitë në zonat e luftës. Na ka ndalu Hashim Thaçi me njerëzit e tij. Tha jeni të arrestuar. Arsyeja, thjesht që jeni parti politike që e përkrahni presidentin historik Ibrahim Rugova. Ka pas malltretim fizik, psiqik, moral…disa anëtarë të delegacionit janë torturu edhe fizikisht. Edhe unë jam malltretu fizikisht. Ai edhe na ka marrë në pyetje, na ka bërë presion. Është një krim, e jo një incident”, ka rrëfyer Dedaj në emisionin Rubikon në KTV.

Tani Dedaj kërkon nga Thaçi t’i jep përgjigje pse e ka ndaluar në një mision siç tha kombëtar për të qenë afër bashkëkombësve tanë. “Gjergj Dedaj ende s’ka fol. Kur flet Gjergj Dedaj diçka duhet të lëviz në Kosovë”, ka thënë ai.


Liberali Dedaj nuk u ndal me kaq. Ai drejtoi akuza për PDK-në dhe Thaçin, duke thënë se zgjedhjet e fituara nga PDK, ishin të manipuluara. “Ai edhe 100 palë zgjedhje po të mbahen do t’i fitojë. Këto janë zgjedhje të manipuluara. Kur të kesh para sa të duash, mekanizma tjerë, edhe Berlusconi i fitoi votat, por humbi, edhe Sanaderi, edhe Gadaffi. Aspak nuk më bënë përshtypje çka s’i pëlqen Thaçit”, ka thënë ai, raporton indeksonline.

Dikur aleat i Thaçit dhe PDK-së, Dedaj u caktua zëvendësministër i Transportit, por qe shkarkuar menjëherë, pas dyshimeve për keqpërdorime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

Politikë
“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane

“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane

Lajme
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow

Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow

Lajme
E quajtën kriminel Faton Hajrizin, sot dorëzohet padi ndaj disa zyrtarëve të shtetit

E quajtën kriminel Faton Hajrizin, sot dorëzohet padi ndaj disa zyrtarëve të shtetit

Lajme
“Këta janë kapele të Dejonës”, “Kjo Qeveri nuk i ka duart e pastra”, “Strukturat joformale diskutojnë se kur duhet me u ndal e lëshu rryma” – çfarë thanë PDK, LDK e AAK në Kuvend?

“Këta janë kapele të Dejonës”, “Kjo Qeveri nuk i ka duart e pastra”, “Strukturat joformale diskutojnë se kur duhet me u ndal e lëshu rryma” – çfarë thanë PDK, LDK e AAK në Kuvend?

Politikë
Kalo në kategori