LAJMI I FUNDIT:

Dalja në votime 47.8%

Dalja në votime 47.8%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se dalja e votuesve në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare ka qenë 47.8 për qind.

Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, masiviteti në këto zgjedhje është i kënaqshëm dhe se tregon se elektorati ka qenë i interesuar dhe nuk ka vend për pakënaqësi

Daka ka thënë se nuk do të dalin sonte me rezultate preliminare, ndërsa në orën 24:00 do të kumtojnë se kur do të mund ta bënin këtë. Masivitet më të madh të votuesve ka pasur në komunën eSkenderajt, ku kanë dal 93.68 për qind e votuesve, ndërsa më sa paku kanë votuar në Leposaviq – 1.51 për qind.


Kliko këtu për ta shkarkuar dokumentin: Përqindja e Votueseve në Nivel të Kosovës dhe për Komuna (excel file).

/Telegrafi/