LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu dekoroi Anton Çettën me “Medaljen e Artë…”

Sejdiu dekoroi Anton Çettën me “Medaljen e Artë…”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka dekoruar profesor Anton Çettën me “Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm-Dr. Ibrahim Rugova”. Në një takim në zyrën e tij, presidenti Sejdiu ua dorëzoi diplomën e dekorimit vajzave të profesor Anton Çettës, Donika e Agata Çettës.

Dekorimi i Profesor Çettës bëhet me rastin e 20-vjetorit të shënimit Kuvendit të Pajtimit në Verrat e Llukës.

“Për kontribut të veçantë dhënë gjatë gjithë jetës së tij për paqen, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e vlerave humane, dekoroj me Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm – Ibrahim Rugova, personalitetin e shquar të Kosovës dhe të shqiptarëve, Anton Çetta”, tha presidenti Sejdiu me rastin e dekorimit.


“Kontributi i Anton Çettës për paqe, demokraci dhe humanizëm mbetet një shembull i veçantë dhe domethënës për Kosovën dhe shqiptarët. Duke ia kushtuar tërë jetën punës kërkimore-shkencore në fushën e studimeve albanologjike dhe misionit për krijimin e tolerancës, paqes publike brendakombëtare, duke punuar pa ndalur për pajtimin qytetar, duke krijuar kështu perspektivën reale të jetës dhe punës për ata që u kishte humbur shpresa, ai dha shembullin më të mirë të njeriut të urtë, që kishte vizion një të ardhme të dinjitetshme të kombit dhe vendit tonë”, tha presidenti Sejdiu.

Sejdiu ka vlerësuar se vepra dhe personaliteti i Anton Çettës është dhe do të mbetet frymëzim krijues për brezat që do të vijnë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori