LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi injoron vërejtjet, selekton 23 kandidatë

Kuvendi injoron vërejtjet, selekton 23 kandidatë

Kuvendi i Kosovës është duke injoruar vërejtjet e shoqërisë civile dhe mediave për kandidatët që kanë aplikuar në Gjykatën Kushtetuese.

Komisioni përzgjedhës ka selektuar 23 kandidatë, për të cilët ka kërkuar nga gjykata të dhëna shtesë rreth biografisë së tyre.

Anëtari i këtij komisioni, Ibrahim Makolli, ka thënë se të hënën e ardhshme do të nisë intervistimi me gojë i këtyre kandidatëve, ndërsa ka shtuar se 5 emrat që do të përzgjidhen do t’i dorëzohen kuvendit në prill.

Ndërsa, sot, ka përfunduar konkursi për kandidatët nga komuniteti serb. /ktv/