LAJMI I FUNDIT:

Kryeparlamentari Krasniqi do të vizitojë Britaninë e Madhe

Kryeparlamentari Krasniqi do të vizitojë Britaninë e Madhe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës do të vizitojë Britaninë e Madhe, me ftesë të Ministrisë së Jashtme të këtij vendi.

"Gjatë kësaj vizite, kryeparlamentari Krasniqi do të ketë takime të shumta, si me kryetarë të Dhomës se Lartë, Dhomës se Përfaqësuesve, Komisionit të Brendshëm dhe Komisionit të Mbrojtjes. Kryeparlamentari Krasniqi do të takohet edhe me zëvendëskryetarin e Kuvendit Kombëtar të Uelsit”, thuhet në një komunikatë shtypi të Zyrës së informacionit të Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari do të niset të hënën për në Londër, dhe atje do të qëndrojë disa ditë. /KTV/