LAJMI I FUNDIT:

LDD propozon krijimin e një qeverie teknike

LDD propozon krijimin e një qeverie teknike

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Berim Ramosaj kritikoi të enjten koalicionin qeverisës PDK-LDK për paaftësi në udhëheqje dhe ngecje të zhvillimit ekonomik të vendit.

Duke vlerësuar se qeveria Thaçi ka deficit të ekspertëve, Ramosaj sugjeroi krijimin e një qeverie teknike të unitetit, të përbërë nga ekspertë, e cila do të mund të tejkalonte paaftësinë e qeverisë aktuale.

Ramosaj, tha në një konferencë për media se qeveria aktuale është e paaftë për të qeverisur apo ofruar zgjidhje për problemet ekonomike që e kanë kapluar vendin.

Ai gjithashtu kritikoi qeverinë për neglizhencë ndaj ndikimeve të mundshme të krizës ekonomike globale në vendin tonë, dhe për t’iu përgjigjur sfidave të zhvillimit ekonomik.


Duke vlerësuar se qeveria Thaçi ka deficit të ekspertëve, Ramosaj sugjeroi krijimin e një qeverie teknike të unitetit, të përbërë nga ekspertë të spektrit të gjerë, e cila do të mund të mbulonte paaftësinë e qeverisë së tanishme. Por përjashtoi mundësinë e krijimit të qeverisë teknike nga koalicioni aktual. /rtk/telegrafi/