LAJMI I FUNDIT:

Surroi ligjëron për Kosovën në Universitetin Tufts të Bostonit

Surroi ligjëron për Kosovën në Universitetin Tufts të Bostonit

Kryetari Bordit të Klubit për Politikë të Jashtme, Veton Surroi, do te mbajë të mërkurën një ligjëratë në Universitetin Tufts të Bostonit me temën “Rruga e Kosovës kah pavarësia”. Ai do ti flet audiencës akademike lidhur me negociatat e zhvilluara për Kosovën, qe prej Rambujesë e deri sot.

Ligjërata e kryetarit të bordit të KPJ mbahet nën sponsorim te Projektit për Paqen në Kohë Tranzicioni, iniciative e cila u ka asistuar liderëve kosovarë në procesin e bisedimeve.

Një ditë më parë të njëjtës audiencë i është drejtuar kryetari i Timorit Lindor njëherësh laureat i çmimit Nobel, Jose Ramos Horta. /Telegrafi/