LAJMI I FUNDIT:

Biden: Në Kosovë ka ende punë për t’u bërë

Biden: Në Kosovë ka ende punë për t’u bërë

Nënkryetari amerikan, Joseph Biden ka tërhequr vërejtjen tek evropianët se Kosova është çështje e papërfunduar. “Ende ka punë për t’u bërë në Kosovë, sepse angazhimet nuk kanë përfunduar. Është para së gjithash përgjegjësi e Bashkimit Evropian dhe komunitetit Evropian që të përmbushë premtimet që i kemi bërë së bashku”, ka thënë Biden.

Është kjo hera dytë që zyrtarët nga administrata e kryetarit Barack Obama përkujtojnë evropianët se nuk i kanë përmbushur obligimet përballë Kosovës.

Edhe javën e kaluar sekretarja e amerikan e Shtetit, Hillary Clinton, gjatë vizitës së bërë në kryeqendrën evropiane, tërhoqi vërejtjen se në Ballkan ka ende punë për t’u bërë dhe se rajoni nuk guxon të bie në harresën e të së kaluarës.

Nënkryetari amerikan i shtetit, Joseph Biden vizitoi selinë e NATO-s për të diskutuar me aleatët strategjinë e re në Afganistan. Lidhur me këtë ai siguroi se kontributi amerikan në misionin paqeruajtës në Kosovë, në asnjë mënyrë nuk do pësojë për shkak të nevojës që të dërgohen trupa shtesë në Afganistan.


“Dua ta bëj të qartë se nuk do bëjmë tregti në mes të preokupimeve tona në Kosovë dhe asaj se çfarë duhet bërë në Afganistan”, precizoi Joseph Biden. /RTK/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Lajme
Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kronika e Zezë
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

Lajme
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Kalo në kategori