LAJMI I FUNDIT:

Haga liron Millutinoviqin

Haga liron Millutinoviqin

Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë para pak çastesh ka liruar nga akuzat ish-presidentin serb Millan Millutinoviq. Ai akuzohej për orkestrimin e fushatës së vrasjeve, torturave dhe dëbimit masiv të shqiptarëve të Kosovës gjatë vitit 1999.

Pesë zyrtarët e tjerë serbë, që përballeshin me akuza të ngjashme u dënuan me 15 deri në 22 vjet burgim.

Në mesin e të dënuarve janë ish zëvendëskryeministri Nikolla Shahinoviq, ish-ministri i mbrojtjes Dragolub Ojdaniq, dy ish-komandantët ushtarakë Nebojsha Pavkoviq dhe Vladimir Lazareviq dhe ish-shefi i sigurisë publike Sreten Lukiq. /REL/