LAJMI I FUNDIT:

Pajaziti takon Kramariçin

Pajaziti takon Kramariçin

Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti ka pritur të mërkurën ambasadorin e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Zlatko Kramariç.

Në këtë takim u diskutuan aspekte te ndryshme të bashkëpunimit midis dy vendeve, me theks të veçantë në sektorin e sundimit të ligjit.

Gjatë takimit, ambasadori Kramariç – siç theksohet në një komunikatë të MPB-së, e përgëzoi ministrin Pajaziti për të arriturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me theks të veçantë në vendosjen e sundimit te ligjit në tërë territorin e vendit.

Po ashtu gjatë takimit, Pajaziti e informoi ambasadorin Kramariç me zhvillimet e fundit dhe për prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, që planifikon t’i adresojë gjatë këtij viti.


Në fund ministri Pajaziti duke konfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Republikës së Kroacisë e përcolli ftesën për ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Tomislav Karamarko për të realizuar një vizitë në Prishtinë, që pritet të realizohet së shpejti dhe ku pritet të nënshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi midis dy ministrive të brendshme në fushën e bashkëpunimit policor. /Telegrafi/