LAJMI I FUNDIT:

Pagesën e qirasë për banorët e veriut e kërkojnë rreth 400 aplikantë

Pagesën e qirasë për banorët e veriut e kërkojnë rreth 400 aplikantë

Rreth 400 aplikantë janë paraqitur për të qenë përfitues të projektit për pagesën e qirasë për banorët e veriut të Mitrovicës, vetëm një javë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mbështetur projektin e Komunës së Mitrovicës, përkatësisht të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale që ka të bëjë me përkrahjen e banorëve të zhvendosur.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, dr. Shaqir Demiri, tha se interesimi është shumë i madh dhe parashikohet që të interesuarve t’u jepet kohë për rreth një muaj për të aplikuar. Ai sqaroi se ky projekt i drejtorisë që ai drejton dhe i Komunës së Mitrovicës, është bërë me qëllim që sado pak të krijohen kushte më të mira për banorët që janë të zhvendosur nga veriu i qytetit dhe që cilët jetojnë në kushte të rënda.

Sipas tij, kërkesën për këtë projekt ia kanë drejtuar ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe strukturave qeveritare, ndërsa pastaj Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të përkrahet ky projekt, në bazë të të cilit parashihet që të ndahen 360 mijë euro për pagesën e qirasë për një vit për 300 familje të zhvendosura nga veriu i qytetit.

Ai theksoi se përfituesit e këtij projekti do t’i marrin mjetet, nga 100 euro në muaj, në mënyrë retroaktive duke llogaritur prej janarit të këtij viti.


Demiri tha se aplikimi nuk do t’i ndalohet askujt prej banorëve që janë të zhvendosur nga veriu, mirëpo duhet pasur parasysh se prioritet janë familjet që nuk i kanë shitur pronat në veri dhe që jetojnë në Kosovë. Po ashtu ai ka bërë të ditur se do të shqyrtohet edhe gjendja e tyre materiale etj.

Drejtori potencoi se do të formohet një komision adekuat që do të hulumtoj gjendjen edhe në terren. Sipas tij, nëpërmjet gjykatave do të nxirren të dhënat për shitblerjet e pronave në veri në mënyrë që të mos lejohen lëshime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Kalo në kategori