LAJMI I FUNDIT:

Në Prizren vritet mjeku Ndue Gega

Në Prizren vritet mjeku Ndue Gega

Në Prizren të mërkurën pasdite është vrarë mjeku, Ndue Gega, derisa po dilte nga ndërtesa e spitalit, ndërkaq vrasësi Xhon Pnishi është vetëdorëzuar në Polici.

Siç njofton Policia e Kosovës, Gega ka qenë i plagosur rëndë dhe 30 minuta pas sulmin ka ndërruar jetë.

Viktima ishte mjek ortoped nga fshati Shpenadi, Komuna e Prizrenit dhe në atë kohë posa kishte dalë nga vendi i tij i punës në Spitalin e Prizrenit.

I dyshimti i këtij rasti, Xhon Pnishi (1965) nga fshati Mejë, Komuna e Gjakovës, kishte ikur nga vendi i ngjarjes me veturën e tij Mercedes, ndërsa me vonë është vetëdorëzuar tek patrulla e Policisë, e cila ishte vendosur pikërisht për këtë rast në hyrje të qytetit të Gjakovës, në të njëjtin vend ai ka paraqitur edhe armën revole e kalibrit 9mm, armë e cila dyshohet të jetë përdorur për të kryer veprën penale vrasje.


Siç bëhet e ditur në një komunikatë të Policisë, para shtatë muajve viktima kishte ndërmjetësuar në fejesë – në mes të vajzës së të dyshimtit dhe një personi tjetër. Para afërsisht një jave, të fejuarit janë ndarë nga njëri tjetri dhe dyshohet se ky ishte arsyetim i mjaftueshëm për të dyshimtin për të kryer veprën penale të vrasjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Kalo në kategori