LAJMI I FUNDIT:

Mitrovica, vatër e krizës për shumë vjet të ardhshme

Mitrovica, vatër e krizës për shumë vjet të ardhshme

Ish i dërguari i posaçëm i BE-së për Kosovën, ambasadori Wolfgang Petritsch ka deklaruar se tensionet në Mitrovicë do të vazhdojnë gjithnjë përderisa të mos ketë një zgjidhje përfundimtare të problemit të Kosovës.

Në një intervistë për BBC-në, ambasadori Petritsch tha se problemi në Mitrovicë është problem i sigurisë i cili pa masa të sigurisë të ndërmarra nga BE-ja, e mbështetur nga NATO, nuk do të mund të kontrollohet dhe nuk do të mund të shmangen incidentet.

“Mitrovica do të mbetet vatër e krizës për shumë vjet të ardhshme, gjithnjë përderisa problemi i Kosovës të mos jetë zgjidhur plotësisht dhe kam frikë se kjo nuk do të ndodh përpara se i gjithë rajoni të bëhet pjesë e BE-së”, ka vlerësuar ndër të tjera Petritsch.

Ai tha se BE-ja duhet t’ia bëjë të qartë Beogradit se devijimi nga bashkëpunimi, siç e cilësoi, jo i lehtë, do të ketë pasoja politike për Serbinë.


Petritsch tha se Beogradi nuk do të përafrohet me BE-në derisa nuk ka një shkallë të bashkëpunimit dhe të pranimit të një niveli të fakteve në terren dhe shtoi se Beogradi duhet të tregojë një qasje pragmatike, që të mos inkurajojë dhunën në Kosovë, kudoqoftë. /bbc/telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Kalo në kategori