LAJMI I FUNDIT:

Kuçi: Serbia të ndalë nxitjen e veprimeve të dhunshme

Kuçi: Serbia të ndalë nxitjen e veprimeve të dhunshme

Përveç shtimit të masave të sigurisë në veri të Mitrovicës, qeveria e Kosovës është në bisedime me autoritetet ndërkombëtare, nga të cilat ka kërkuar që të shtojnë presionin ndaj Serbisë për të ndalur nxitjen e veprimeve të dhunshme në veri të Kosovës, ka deklaruar në një intervistë për BBC-në, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.

"Qeveria është duke i marrë tri masa paralelisht, në radhë të parë me organet e rendit në Kosovë duke rritur shkallën e gatishmërisë së tyre, në koordinim të plotë me KFOR-in dhe EULEX-in. Angazhimi i dytë është që të ketë koordinim dhe kontakt të plotë me qytetarët e për t’i stimuluar që të vazhdojnë jetën atje, për të mos pasur panik dhe për të rritur shkallën e besimit në institucionet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë. Angazhimi ynë i tretë janë kontaktet me bashkësinë ndërkombëtare duke kërkuar që të bëhet presion në qeverinë e Beogradit, që të mos bëjnë veprime destruktive dhe të dhunshme në territorin e Republikës së Kosovës", tha Kuçi.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për kompensimin e dëmeve në pronat e shqiptarëve në veri të Mitrovicës, që u dogjën fundjavën e kaluar nga një grup serbësh. Zëvendëskryeministri Kuçi tha se përmes kompensimit të dëmeve materialeve që iu janë shkaktuar pronave të shqiptarëve, qeveria synon të nxisë normalizimin e jetës për banorët e atjeshëm.

"Është një stimulim për të rikthyer punën dhe jetën në atë pjesë, është një përkujdesje për qytetarët e Republikës së Kosovës në cilëndo pjesë të territorit, sikur që është edhe një përkushtim politik për Kosovën, për qytetarët dhe çdo pjesë të saj", u shpreh Kuçi. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori