LAJMI I FUNDIT:

Në Turqi për të vendosur marrëdhënie bilaterale

Në Turqi për të vendosur marrëdhënie bilaterale

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës i kryesuar nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi udhëtoi të hënën për një vizitë zyrtare pesëditore në Turqi.

Delegacioni parlamentar i Kosovës i cili udhëtoi në Turqi do të pritet në takime të ndryshme nga udhëheqësit më të lartë të vendit, kryetari i Parlamentit të Turqisë, Köksal Toptan, presidenti Abdullah Gul dhe kryeministri Recep Tayip Erdogan

Kryeparlamentari Krasniqi tha se përvoja e parlamentit turk është e mirëseardhur për Parlamentin e Kosovës, dhe se ky delegacion fillimisht shkon për të vendosur marrëdhënie bilaterale.

Nga Turqia, e cila ka qenë ndër mbështetëset më të fuqishme të pavarësisë së Kosovës, do të kërkohet po ashtu të intensifikojë angazhimin e saj që të ndikojë te shtetet e Konferencës Islamike që edhe ato ta njohin Kosovën.


Gjatë qëndrimit në Turqi delegacioni parlamentar i Kosovës do të realizojë edhe një sërë takimesh të tjera të rëndësishme me zyrtarë turq. /rtv21/