LAJMI I FUNDIT:

Dade: Serbët duhet të ndërgjegjësohen

Dade: Serbët duhet të ndërgjegjësohen

Partia Socialiste ka reaguar të hënën ndaj ngjarjeve më të fundit në qytetin verior të Mitrovicës. Në një deklaratë për mediat, sekretarja për marrëdhëniet ndërkombëtare, Arta Dade theksoi se PS-ja po ndjek me vëmendje dhe shqetësim të veçantë zhvillimet e ditëve të fundit në veri të Kosovës dhe dënon aktet e përsëritura të dhunës ndaj shtetasve të Kosovës dhe pronës së tyre.

“Stabiliteti dhe paqja në Kosovë, në Luginën e Preshevës dhe në rajon nuk mund të mbahen peng i skemave dhe mendësive të vjetruara në erën e dekadës së fundit, si dhjetëvjeçari kur vendet e rajonit iu bashkëngjitën proceseve integruese, të mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit rajonal”, theksoi Dade para mediave.

Në emër të Partisë Socialiste, ajo ka shprehur bindjen e funksionalitetit të të gjithë strukturave të EULEX-it dhe KFOR-it, që sipas Dades do të mundësojë shmangien e incidenteve të dhunës dhe do të krijojë kushtet për sundimin e ligjit dhe efektshmërinë e të gjitha institucioneve të drejtësisë dhe të rendit. /start/