LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Zgjedhjet do të mbahen këtë vit

Haradinaj: Zgjedhjet do të mbahen këtë vit

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur në një intervistë për televizionin Top Channel se është i gatshëm të shtrëngojë dorën me kryeministrin Hashim Thaçi, por ka shtuar se, ai do të vazhdojë të mbetet një opozitar i fortë.

Haradinaj po ashtu u shpreh i bindur për zhvillimin e zgjedhjeve këtë vit. “Zgjedhjet do të mbahen”, theksoi ai. “Ka një situatë ku nuk është deklaruar në mënyrë precize për datën e zgjedhjeve… Ne do të sillemi në përputhje me interesat e qytetarëve të vendit duke kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve”, shtoi ai.

Ndërkohë kryeministri, Hashim Thaçi theksoi ditë më parë se në vitin 2009, Kosovën e presin sfida të shumta dhe nuk mendon se do te zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të kërkuara fuqishëm nga opozita. /TCH/Telegrafi/