LAJMI I FUNDIT:

KFOR-EULEX, të gatshëm të përgjigjen fuqishëm

KFOR-EULEX, të gatshëm të përgjigjen fuqishëm

KFOR-i dhe EULEX-i nuk do të lejojnë asnjë lloj dhune në Kosovë dhe do të parandalojnë çfarë incidenti të mundshëm, thuhet në një komunikatë të dërguar nga misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

Për momentin, bëhet e ditur se, KFOR-i është duke e shtuar prezencën e tij në Mitrovicë, ndërsa edhe EULEX-i do ta shtojë prezencën në veri të Kosovës për të treguar përkushtimin e tij për ta realizuar misionin e paraparë.

Në këtë komunikatë po ashtu theksohet se trupat e KFOR-it dhe njësitë e Policisë së EULEX-it do të vazhdojnë të ndihmojnë Policinë e Kosovës të mbajë rregull publik.

KFOR-i dhe EULEX-i u kanë kërkuar të gjithë banorëve të Mitrovicës dhe zonave të tjera të Kosovës, të mbesin të qetë dhe të ndalin çfarëdo veprimi të dhunshëm.


Po ashtu theksohet se KFOR-i dhe EULEX-i janë të gatshëm të përgjigjen fuqishëm ndaj çfarëdo kërcënimeve që i bëhen sigurisë dhe të sigurojnë një ambient të sigurt dhe lëvizjen e lirë. /Telegrafi/