LAJMI I FUNDIT:

Katër të vdekur në një aksident në fshatin Celinë

Katër të vdekur në një aksident në fshatin Celinë

Katër të rinj kanë vdekur në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur të enjten herët në mëngjes në rrugën Gjakovë – Prizren, respektivisht në fshatin Celinë, komuna Rahovec, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Në aksidentin tragjik që ka ndodhur rreth orës 6:30 të se enjtes kanë vdekur: Erenik Hoti (1984) ngasës dhe pasagjerët Emir Mejzini (1988) dhe Vllaznim Bytyqi (1980) që të gjithë nga Gjakova.

Lëndimeve të marra në këtë aksident nuk mundi t’i shpëtonte as Shkëlqim Kabashi (1988), i cili ishte marrë nga kalimtarët e rastit dhe dërguar në spitalin e Prizrenit – por gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rëndë. Dhe, me gjithë përpjekjet e mjekëve Kabashi ka ndërruar jetë rreth orës 10:25.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur kur për shkak të shpejtësisë, vetura Audi është rrokullisur dhe është përplasur për një shtyllë elektrike. /Telegrafi/