LAJMI I FUNDIT:

Dëmtohen disa lokale dhe makina në veri të Kosovës

Dëmtohen disa lokale dhe makina në veri të Kosovës

Disa lokaleve, pronë e shqiptarëve, në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës u është vënë zjarri si dhe janë dëmtuar disa makina me targa të Kosovës nga një grup serbësh.

Në këtë mënyrë ata kanë protestuar kundër plagosjes së një të riu serb, në orët e pasdites të së martës.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka njoftuar se dy të rinj shqiptarë janë arrestuar si të dyshuar për këtë sulm, ndërsa po tentonin të iknin nga vendi i ngjarjes.

Sipas Hotit, tek ata është gjetur një thikë, me të cilën policia beson se është plagosur i riu serb. Të dyshuarit po mbahen në paraburgim, ndërsa viktima po trajtohet në spitalin serb në veri të Mitrovicës.


Pas vënies së zjarrit ndaj lokaleve, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe pjesëtarët e policisë. Këta të fundit kanë kërkuar edhe ndihmën e forcës paqeruajtëse të NATO-s për të mos lejuar përshkallëzimin e gjendjes. /bbc/telegrafi/