LAJMI I FUNDIT:

Lëshohen licencat për prodhuesit ushqimor

Lëshohen licencat për prodhuesit ushqimor

Në Ministrinë e Shëndetësisë të hënën, me një solemnitet rasti, janë dhënë 15 leje teknike-teknologjike dhe profesionale (licenca) për prodhuesit ushqimor.

Me këto licenca janë pajisur këto ndërmarrje prodhuese vendore: “Toni-impex”, “Shqikos- Aralco”, “Agroalbi”, “Fluidi”, “Aquasana”, “Bibita”, “Euro-food”, “Liri”, “Hugos”, “Albad”, “Frutex”, “Lindi-Gea”, “Unior aqua”, dhe “Birra Peja”.

Kryeinspektorja sanitare, Ilirijana Zymberaj me këtë rast u ka bërë apel qytetarëve të konsumojnë produkte vendore pasi, sipas saj, këto produkte janë nën kontroll permanent nga organet e Inspektoratit Sanitar të Republikës së Kosovës, gjithashtu analizat e këtyre produkteve bëhen në institutet përkatëse vendore.

Ndërkaq, Afrim Sylejmani, u.d. sekretar i përhershëm në këtë ministri theksoi nevojën e qytetarëve për ushqim të sigurt dhe të kontrolluar, me përparësi të prodhimit vendor, duke sugjeruar që të gjithë prodhuesit vendor të pajisen me licenca pune duke i plotësuar standardet e nevojshme për licencë.


Pritet që për këtë licencë të aplikojnë të gjithë prodhuesit e gjërave ushqimore brenda vendit, duke plotësuar paraprakisht kushtet ligjore për këtë. /Telegrafi/