LAJMI I FUNDIT:

Hapet Ambasada e Republikës së Kosovës në SHBA

Hapet Ambasada e Republikës së Kosovës në SHBA

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e hapur të martën dhe tërësisht funksionale, është vendosur me zyra në lagjen “Presidence Plaza” të Washingtonit.

Zyrat e ambasadës së Kosovës nuk gjenden larg Shtëpisë së Bardhë, ndërkaq që, sipas zyrtarëve të ambasadës, tashmë janë instaluar marrëdhëniet e para diplomatike mes tyre dhe ambasadave të shteteve të tjera në SHBA.

Ambasada kosovare për fillimin e punës ka pasur mbështetjen e madhe të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). /Telegrafi/