LAJMI I FUNDIT:

AKR shpreh shqetësim ndaj provokimeve të Serbisë

AKR shpreh shqetësim ndaj provokimeve të Serbisë

Partia Aleanca Kosova e Re, nëpërmjet një deklarate për opinion ka shprehur shqetësimin e saj ndaj provokimeve të vazhdueshme që Serbia i bën Republikës së Kosovës.

Hyrja e djeshme e zyrtarëve të Beogradit në Kosovë, sipas AKR-së është shkelje e radhës që i bëhet sovranitetit të Republikës së Kosovës. “Retorika e dëgjuar dje nga qeveritarët serbë dëshmon involvimin e tyre sistematik në klimën e paqëndrueshme ndëretnike, duke mos i shërbyer paqes, pajtimit dhe stabilitetit të vendit”, thuhet më tej në deklaratën e kësaj partie.

“Kërkojmë nga institucionet e Kosovës, EULEX, dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë që të ndërprenë veprimet e tilla të cilat rrezikojnë jo vetëm stabilitetin në Kosovë por edhe në rajon”.

AKR njëkohësisht i ka bërë thirrje kreut të shtetit që të mos prodhoj arsyetime për këtë, por të marrë masat e domosdoshme që të mos ndodhin cenime të tilla të sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe të ushtroj pushtetin e tij që buron nga aktet më të larta juridike të vendit. /Telegrafi/