LAJMI I FUNDIT:

NATO e shqetësuar me tërheqjen e mundshme të Çekisë

NATO e shqetësuar me tërheqjen e mundshme të Çekisë

Mundësia që Çekia të tërheq trupat e veta nga Kosova për shkak të obstruksioneve të opozitës e cila kundërshton të mbështes misionet ushtarake jashtë vendit, ka shqetësuar NATO-n dhe KFOR-in, kanë bërë të ditur mediat çeke.

Komandanti i forcave shumëkombëshe Qendër, gjenerali finlandez Kjest Halonen ka thënë se largimi eventual i ushtarëve çek do të ishte një mundësi shumë shqetësuese, por sipas tij në vend të çekëve do të duhet angazhuar gjitha forcat rezervë.

Lajmi për tërheqjen e mundshme të ushtarëve çek ka trazuar edhe planifikuesit e NATO-s pasi nuk dihet nëse ende mund të llogaritet në ata apo duhet kërkuar zgjidhje tjetër. /rel/